Lajmet

Tani kompozimi i ri në Gmail është i disponueshëm për të gjithë

Mar 29 2013
0 Shpërndarje
Tani kompozimi i ri në Gmail është i disponueshëm për të gjithë

GmailShkrimi i e-mailave në Gmail kishte marrë një risi gjatë muajit tetor të viti të kaluar, kur përdoruesit që dëshironin, me atë të shtypjes së butonit Compose do të fitonin një dritare të re e cila paraqitej, ku mund të shkruanin e-mailin që dëshironin ta dërgonin apo ta ruanin si draft.

Kjo ishte thjesht si alternativë për ata që kishin dëshirë ta përdornin, kur në të njëjtën kohë ekzistonte edhe forma e vjetër e dërgimit të e-mailit.

Por duke filluar nga dita e enjte, kjo formë e re e shkrimit të e-mailave do të jetë forma standarde dhe më nuk ka kthim prapa.

Përvoja e re e kompozimit, që është në fakt një dritare që hapet, që paraqitet në anën e djathtë të ekranit, është më e lehtë për t’u përdorur, më e shpejtë dhe e bën më të lehtë për përdoruesit e Gmail që të kryejnë shumë punë njëkohësisht, tha Google. Sidoqoftë, tani është pak më e vështirë që të gjenden opsionet për formatim të tekstit si nënvijëzimi, dhëmbëzimi, listat me numra dhe pa numra, etj.

Kjo përvojë e re ka gjasë që do të bëjë integrimin me Rapportive (të blerë së fundi nga LinkedIn) dhe shërbimet e ngjashme që më parë qëndronin në shiritin anësor të dritares për kompozim. Dritarja e re për kompozim nuk ka shirit anësor, kështu që nuk është e qartë se ku këto mjete do të paraqesin informacionin e tyre.

Dritarja e re për kompozim tani është integruar më tepër me Google Drive dhe e bën shumë të lehtë futjen e dokumenteve nga shërbimi për ngarkesë në cloud të Google.

Përvoja e re e kompozimit do të lëshohet gjatë ditëve të ardhshme, thotë Google. Dhe siç u tha edhe më sipër, nuk ka më kthim prapa. (PCWorld Albanian)

gmail compose

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>