Lajmet

Tani mund të editoni tekstin dhe lokacionin për fotografitë në Instagram brenda aplikacionit

Nov 11 2014
0 Shpërndarje
Tani mund të editoni tekstin dhe lokacionin për fotografitë në Instagram brenda aplikacionit

tumblr_inline_neu8b9lBpJ1qm4rc3-220x390Sa herë e keni vendosur një frazë tekstuale në postimin tuaj në Instagram e më pas e keni kuptuar që e keni shkruar gabimisht ndonjë gjë. Më në fund, këtij makthi i erdhi fundi. Tani ju mund t’i përmirësoni gabimet me përditësimin më të fundit për iOS dhe Android.

Gjatë të hënës, Instagram lajmëroi përditësimet për iOS dhe Android që përfshijnë mundësinë për të redaktuar tekste nën fotografinë tuaj dhe mundësinë për të ndryshuar lokacionin e fotografisë suaj.

Editimi është në dispozicion vetëm për testin/komentin origjinal të postimit. Kështu që nëse e bëni ndonjë gabim duke komentuar në fotografinë e ndonjë shoku, do të ju duhet ta fshini komentin dhe ta ri-postoni atë të përmirësuar.

Aplikacioni po ashtu vjen me një ikonë të re Explorer, i cili më parë ishte një busullë, kurse tani është një llupë rritëse. Veçoria e tanishme e ka tabin Photos and People për të ju ndihmuar në gjendjen e personit dhe gjërave që jeni duke i kërkuar.

Ikona Profile po ashtu ka marrë një dizajn të ri. Në vend se të duket si një kartë, ajo tani përdor një siluetë të një personi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>