Lajmet

Tani mund të kërkoni çdo cicërimë që është bërë ndonjëherë në Twitter

Nov 19 2014
0 Shpërndarje
Tani mund të kërkoni çdo cicërimë që është bërë ndonjëherë në Twitter

Social Media Site Twitter Debuts On The New York Stock ExchangeTani është koha të fshini cicërimat e vjetra “turpëruese” – Twitter sapo e ka bërë të lehtë kërkimin e secilës cicërimë publike që është bërë ndonjëherë. Rrjeti social lajmëroi gjatë të martës që ka përfunduar indeksimin e secilës cicërimë publike të bërë që nga viti 2006, që paraqet rreth gjysmë trilioni porosi. Një funksion i ri, më i fuqishëm i kërkimit do t’iu mundësojë përdoruesve që të kërkojnë për fjalë të caktuara të përdorura nga përdorues të caktuar, etiketat e përdorura dhe një bashkësi të datave dhe ndryshoreve të tjera të dhëna. Në të kaluarën, kur bëhej kërkimi me këto gjëra shfaqeshin vetëm një pjesë e cicërimave që e plotësonin kriterin përkatës.

“Makina jonë e kërkimit shkëlqeu në paraqitjen e lajmeve dhe ngjarjeve në kohë reale dhe infrastruktura jonë e indeksimit të kërkimit e pasqyroi këtë mbështetje në freski,” shkroi Twitter në një postim në blog që shpjegon procesin e indeksimit të cicërimave në hollësi. “Por synimi jonë i qëndrueshëm ka qenë që të ndihmojmë njerëzit që të kërkojnë përgjatë secilës cicërimë që është publikuar ndonjëherë.”

Arkivi më i fuqishëm mund të ndikojë në kërkimet bazike që përdoruesit e rrjetit Twitter kryejnë nga ballina e faqes. Derisa kërkimet bazike momentalisht shfaqin cicërima nga orët ose ditët e fundit si “Top” cicërimat, kompania së shpejti do të fillojë të shfaqë disa cicërima më të vjetra që po ashtu mund të jenë më të përshtatshme. Bindja e përdoruesve që të kryejnë më tepër kërkime në Twitter do të mund të rriste të hyrat e kompanisë, pasi që Twitter tashmë shet reklama në bazë të fjalëve kyçe që përdoren në kërkime. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>