Lajmet

Tani mund të kërkoni në Bing me “emoji”

Oct 28 2014
0 Shpërndarje
Tani mund të kërkoni në Bing me “emoji”

bing-chinaMakina e kërkimit Bing tani do të ju japë rezultate nëse përdorni “emoji” në vend të fjalëve në kërkimin tuaj. Për ata që nuk e dinë, “emoji-t” janë fotografi të vogla që përdoren për të shprehur një ide ose emocion. Ato filluan të përdoren në porositë elektronike dhe uebfaqe në japonisht, por përdorimi i tyre u zgjerua edhe jashtë Japonisë. “Me këtë veçori të re, ju mund të kërkoni duke përdorur “emoji-t” e juaj të parapëlqyer dhe Bing do të sjell rezultate në bazë të kuptimit semantik të emoji-t,” shkroi Bing në një postim në blog:

emoji-2Kërkimi individual për “emoji” zakonisht ju kthen rezultate që ju ndihmojnë të kuptoni domethënien e karaktereve të caktuara. Kjo mund të jetë e dobishme nëse nuk jeni të sigurt se çfarë ju ka dërguar dikush, por po ashtu mund të jetë një mënyrë e shpejt për të gjetur më tepër informacione rreth një termi nëse thjesht parapëlqeni të përdorni “emoji” në vend se të shkruani tërë fjalën. Kërkimet e kombinuara ju shfaqen se sa përpjekje ka bërë Microsoft për ta sjell këtë veçori siç duhet.

konami_monkeysFotografitë e mësipërme janë bërë nga versioni mobil i makinës Bing. Kjo është për shkak se “emoji” përdoret kryesisht në smartfonë. Në fakt, disa shfletues për desktop madje nuk i shfaqin “emoji-t”. Ja Google Chrome që nuk arrin ta shfaqë një karakter të lepurit (Internet Explorer dhe Firefox në fakt arritën ta bëjnë këtë gjë), edhe pse Bing e di çfarë të bëjë:

bing_rabbitNdërkohë, Google nuk e ka idenë fare:

google_rabbitSiç duket, do të jetë më e papërshtatshme të kërkohet me një fjalë të caktuar për “emoji” për shkak të vështirësive nganjëherë edhe të përshkrimit të tyre, prandaj mund të filloni që ta përdorni menjëherë këtë mundësi në kërkimet tuaja të ardhshme. Kjo nuk është hera e parë që Microsoft ka mposhtur Google-in: për shembull, Bing e kishte i parë mbështetjen për shndërrimin e monedhave Bitcoin. Nëse Microsoft vazhdon të shtojë veçori unike në makinën e vet të kërkimit përpara kompanisë Google, ajo do të mbetet një alternativë e dëshirueshme për shumëkënd. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>