Lajmet

Tani mund të kontrolloni aktivitetin e WhatsApp edhe kur “Last Seen” është i ç’aktivizuar

Mar 30 2018
0 Shpërndarje
Së fundmi është zhvilluar një aplikacion i ri që do t'ju lejojë të shikoni aktivitetin WhatsApp edhe kur “Last Seen” i miqve tuaj është i fshehur. Tani mund të kontrolloni aktivitetin e WhatsApp edhe kur “Last Seen” është i ç’aktivizuar

WhatsApp Hacks-Tani mund të shihni aktivitetin e WhatsApp edhe kur “Last Seen” është i fshehur.Përderisa jemi në një kohë kur  Facebook na spiunon të gjithëve, atëherë zhvillimi i një aplikacioni që ju lejon të spiunoni llogarinë tuaj WhatsApp nuk është i vështirë.

Së fundmi është zhvilluar një aplikacion i ri që do t’ju lejojë të shikoni aktivitetin WhatsApp edhe kur “Last Seen” i miqve tuaj është i fshehur.

Emri i aplikacionit është Chatwatch dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm për iOS. Ky aplikacion ju lejon të spiunoni miqtë dhe kontaktet tuaja në WhatsApp, bazuar në të dhënat që kompania Facebook ka mbledhur fshehurazi nga përdoruesit e saj.

Duke përdorur këto të dhëna, aplikacioni mund t’ju tregojë sa shpesh shokët tuaj kontrollojnë WhatsApp.  Është interesant fakti që, ky aplikacion  mund të kombinojë të dhënat e dy kontakteve tuaja në WhatsApp për të bërë një hamendësim nëse ata kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin apo jo.

Për më tepër, ky aplikacion nuk është falas. Për të përdorur këtë aplikacion për një javë, klientët duhet të paguajnë 1.99 dollarë. Nga ana tjetër, WhatsApp paraqet karakteristika të reja për klientët e tij.

Përditësimi i ri do të lejojë përdoruesit e Android të shtojnë një përshkrim për një grup. Kështu që miqtë tuaj do të njihen me informacione të rëndësishme për një grup të caktuar.

Megjithatë, përshkrimet e grupeve do të jenë të dukshme vetëm kur të ftoni dikë përmes linkut të ftesës  së grupit. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>