Harduer

Tani mund të merrni një BlackBerry Z10 për 999 $

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
Tani mund të merrni një BlackBerry Z10 për 999 $

BlackBerry Z10 doli në shitje sot për konsumatorët e parë amerikanë, me një çmim të pasubvencionuar prej 999 $ nëpërmjet ofruesit të shërbimit wireless Solavei dhe partnerit të tij të shitjes me pakicë GSM Nation.

Oferta online vjen rreth pesë javë përpara afati të pritur të Z10 përmes katër operatorëve të mëdhenj të SHBA-Verizon Wireless, AT & T, Sprint dhe T-Mobile.

Shitjet online filluan në 08:00 me orën europiane, duke i lejuar konsumatorët të bëjnë vetëm 1 blerje online për Z10 së bashku me shërbimin mujor për 49 $ që përfshin thirrje, SMS dhe shkëmbim të dhënash pa limit, tha në një intervistë zëdhënësja e Solavei, Kim Puckett .

Solavei është një operator rrjeti virtual celularësh me seli në Bellevue, Washington. Ai përdor rrjetin e T-Mobile, duke përfshirë 4G, tha Puckett.

Smartfonët më të pasubvencionuar shiten për 600 $ – 700 $, ndërkohë që çmimi prej 999 $ për Z10, konsiderohet si premium, i arritur nga kritika pozitive që ka marrë që në momentin e prezantimit më 30 janar nga BlackBerry.

Z10, me ekranin e saj me prekje 4.2-inç, ekzekuton sistemin operativ BlackBerry 10 dhe pritet të shitet nën 200 $ kur të subvencionohet nga operatorët më të mëdhenj me një kontratë dy-vjeçare.

Z10 doli në shitje në Britani të Madhe më 31 janar dhe në Kanada më 5 shkurt.

Puckett tha se çmimi prej 999 $ është ajo që njerëzit duhet të presin të paguajnë për të marrë telefonin më shumë se një muaj para operatorëve të tjerë të mëdhenj në SHBA.

“Unë gjykoj se 1,000 $ është i lartë (për një smartfon të pasubvencionuar), por duke pasur parasysh se është në dispozicion një muaj e gjysmë më parë, nuk besoj më se është i lartë”, ka thënë Puckett. “Kjo është arsyeja nese ju vërtet e doni atë tani, ju mund të jeni të gatshëm të paguani aq shumë.”

Ajo tha se kishte një “stuhi interesi” për ofertën e Z10 të hënën, por nuk kishte asnjë hollësi tjetër.

Solavei u lançua shtatorin e kaluar dhe ka 120,000 anëtarë, sipas një deklarate. MVNO nuk ka tarifë anëtarësimi, dhe për çdo 3 abonentë të rregjistruar bashkë fal për njërin prej tyre shpenzimet mujore të shërbimit prej 20 $ në muaj.

Te gjitha blerjet e realizuara online për Z10, do të dergohen me postë në shtëpinë e blerësit deri të mërkurën, tha Puckett. Karta SIM që lejon aktivizimin mbi Solavei do të instalohet në njësinë Z10 përkatëse. Oferta vlen vetëm për modelin e zi, dhe jo për ate me ngjyrë te bardhë.

T-Mobile është duke shpejtuar kohët e fundit për të nxjerrë në shitje Iphone 5 dhe Z10 pa kontratë dhe të pasubvencionuar. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Z10

Lajmet e fundit>