Harduer

Tani mund të shijoni një demo të orës inteligjente Apple Watch

Feb 11 2015
0 Shpërndarje
Tani mund të shijoni një demo të orës inteligjente Apple Watch

apple-watch-app-universe-5270Ndërsa presim për orën inteligjente të Apple që do të lançohet në muajin Prill, akoma e kemi mundësinë për të patur një ide sesi mund të funksionojë. Mund të keni parë imazhe të shumta të orës inteligjente, por sikur të vështroni një demo të plotë? Demoapplewatch.com u krijuar nga ekipi që gjendet pas aplikacionin Pipes në iOS. Në këtë uebsit do të gjeni simulatorë për 19 aplikacione të disponueshme.

Përveç eksperiencave me aplikacionet e ndryshme, ju mund të vështroni edhe panelin e njoftimeve. Normalisht që është përfshirë edhe një demo të pamjes së aplikacionit Pipes në orën inteligjente.

Nëse mezi e keni pritur të provoni orën inteligjente Apple Watch, ja ku po jua ofrojmë këtë mundësi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>