Lajmet

Tani mund të shpërndani skedarët e GoogleDrive drejtpërdrejt nga video thirrjet në Hangouts

Nov 20 2014
0 Shpërndarje
Tani mund të shpërndani skedarët e GoogleDrive drejtpërdrejt nga video thirrjet në Hangouts

hangoutsNë një postim në faqen GoogleforWork në Google+, kompania Google ka lajmëruar një veçori të re për video thirrjet Hangouts – ju tani mund të shpërndani skedarët nga Drive pa pasur nevojë që të largoheni nga dritarja juaj e bisedave.

E tëra që ju duhet është thjesht ta shtypni ikonën Drive në këndin e djathtë të poshtëm të dritares së bisedave dhe të zgjidhni skedarin që doni ta shpërndani. Ju do të mund ta shikoni një paraqitje të përmbajtjeve të skedarëve në dritaren e bisedave.

Është ky një ndryshim i vogël, por që mund të jetë mjaft i dobishëm për të ndihmuar bashkëpunimet mes njerëzve në një projekt nëpërmes videos. Google thotë që përditësimi do të lëshohet për çdokënd brenda disa orëve të ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>