Vëzhgim

Tani mundësia për citime në TED

Feb 14 2012
0 Shpërndarje
Tani mundësia për citime në TED

Informacioni tani po qarkullon më shpejt dhe më larg. Për të arrirë tek më shumë njerëz, TED gjatë ditës së sotme ka lëshuar TED Quotes, që ua mundëson dashamirësve që t’i dërgojnë copëzat e tyre tekstuale nga TED Talks. Citimet më pastaj lidhen me videon e tyre burimore. “Citimet janë ide – në formën e tyre më të ngjeshur dhe më ngjitëse,” thotë June Cohen që është producente ekzkutive e TED Media. Ju mund t’i dërgoni citimet tuaja të bëra nëpërmjet rrjetit Facebook, Twitter ose përgjatë emailit dhe të ndihmoni që ato të përhapen.

Ju mund të shfletoni dhe kërkoni thënie të mençura në TED.com/quotes. Ato paraqiten gjithashtu në pjesën e sipërme të faqeve me video. Citimet paraqiten nga TED, por edhe ju mund t’i dërgoni të reja tek email adresa quotes {at}ted.com./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>