Lajmet

Tani në Gmail mund të kërkoni sipas madhësisë së e-mailit

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
Tani në Gmail mund të kërkoni sipas madhësisë së e-mailit

Gmail ka zbuluar mënyra të tjera se mund të kërkosh më shpejt dhe më thjesht.

Tashmë, përdoruesit mund të kërkojnë e-mailet sipas madhësisë, si me opsionin e vendosjes së madhësisë fikse ashtu edhe duke përdorur opsionet më fleksibël të kërkimit të të dhënave, ka shkruar inxhinieri softuerik Christian Kurmann në postimin në blog.

Për shembull, nëse shkruani “size:5m” ose “larger:5m” atëherë do të kërkohen e-maile mbi 5MB, ndërsa kërkimi me fjalët “older_than:1y” do të shfaqë e-mailet e dërguara më tepër se një vit më parë.

Këto ndryshime ecin paralelisht me përmirësime të tjera në Gmail, përfshi një karakteristikë që shfaq rezultate të menjëhershme kur kërkoni si dhe parashikim “autocomplete” i përmirësuar.

Muajin e kaluar, Google filloi testimin e formatit të ri compose-and-reply e cila e bën më të lehtë për përdoruesit t’i referohen e-maileve të tjera pa mbyllur një draft.

Po ashtu, ka filluar testimin e opsionit për të parë fotot e profilit të kontakteve, në mënyrë që përdoruesit të arrijnë të gjejnë më shpejt personat që kërkojnë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>