Lajmet

Tani ngarkimi i videove në YoutTube nga Windows Phone realizohet nga një aplikacion

Jun 16 2014
0 Shpërndarje
Tani ngarkimi i videove në YoutTube nga Windows Phone realizohet nga një aplikacion

Aptly-named-Upload-to-YouTube-ready-for-Windows-Phone-8.1-usersNgarkimi videove në YouTubë tashmë është i disponueshëm falas për Windows Phone kur më në fund kemi një ngarkues në YouTube për Windows Phone 8.1. Aplikacioni bën pikërisht atë çfarë emri I tij sugjeron.

Nga folderi juaj “Camera Roll” klikoni “Share” dhe më pas zgjidhni opsionin “Upload to YouTube”. Ose ju mund të hapni aplikacionin dhe të kërkoni nëpër folderat atë video që doni të ngarkoni.

Aplikacioni ka disa gjëra interesante. E para, nuk ngarkon video në YouTube nëse është i hapur në sfond. Kjo mundet të mos jetë një problem për ju nëse doni të ngarkoni video të shkurtra, por është pak problematike nëse doni të ngarkoni video mesatarisht të gjata, pasi marrin shumë kohë dhe nuk mund të përdorni smartfonin teksa ngarkoni videon. Problemi tjetër është me pamjen e aplikacionit. Butonat me ngjyrë gri të hapët duket të jenë sikur nuk funksionojnë, ndërsa çdo gjë aty është në rregull. (PCWorld Albanian)

yt8-a

Lajmet e fundit>