Lajmet

Tani të dhënat mund të shpërndahen direkt nga Google Drive në Google Plus

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Tani të dhënat mund të shpërndahen direkt nga Google Drive në Google Plus

Google ka sjellë një sërë ndryshimesh në Google Drive dhe Docs gjatë ditëve të fundit, dhe disa prej tyre kanë rritur kreativitetin e përdoruesve.

Ndërkohë këto përditësime janë të gatshme për kompanitë dhe përdoruesit e thjeshtë dhe ndër ndryshimet më të mira duket se është opsioni i shpërndarjes direkt nga Google Drive në Google Plus.

Esencialisht, gjëja e vetme që duhet bërë është shpërndarja e një linku të skedarit në Google Drive tek njëri nga Circles (Rrethet) në Google Plus.

Nga aty, përdoruesit do të jenë në gjendje që ti hapin direkt të dhënat qofshin PDF, prezantime, video dhe më tepër. Njerëzit në ata “Rrethe” mund të përgjigjen direkt në Google+.

Është opsion shumë i drejtpërdrejt, por e bën bashkëpunimin dhe shpërndarjen më të thjeshtë për përdoruesit e shërbimeve të Google.

Ajo gjithashtu i lidh më shumë shërbimet e Google së bashku në mënyrë që kompanitë ta përdorin më shumë Google+.

Ky përditësim tashmë mund të përdoret, sepse Google e ka bërë publik. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>