Lajmet

Tani vjen shtojca për dërgim të përmbajtjes nga Firefox në Kindle

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
Tani vjen shtojca për dërgim të përmbajtjes nga Firefox në Kindle

Janë disa rrugë për të dërguar përmbajtjen nga shfletuesi juaj në pajisjen tuaj Kindle (duke përdorur Instapaper ose shtojcën e titulluar Send to Kindle për Chrome).

Por nëse jeni një përdorues i Firefox-it, Amazon tani ka një rrugë më të drejtpërdrejtë për ju që të zhvendosni përmbajtjen në pajisjen tuaj.

Sapo të shkarkoni shtojcën për shfletuesin Firefox, ju mund të klikoni ikonën Send to Kindle në shiritin tuaj me vegla që me shpejtësi të dërgoni faqen në të cilën ndodheni në librarinë tuaj në Kindle.

Opsione të tjera janë që të bëhet dërgimi i tekstit të përzgjedhur ose për të vëzhguar sipërfaqësisht faqen përpara se të bëhet dërgimi.

Në opsionet tuaja në Kindle, ju mund të zgjidhni që të bëni dërgimin duke përdorur Wi-Fi ose përgjatë shërbimit Whispernet të Amazon (që ju kushton varësisht se ku jeni dhe sa shumë të dhëna dërgoni).

Përveç opsionit për arkivim të dokumenteve në librarinë tuaj në Kindle, ju gjithashtu mund të zgjidhni se në cilat pajisje (për shembull iPad) dëshironi ta dërgoni përmbajtjen.

Ardhja e kësaj shtojce në Firefox është vërtet një arritje e madhe. Amazon thotë që një version për Safari është duke ardhur. (PCWorld Albanian)

Tags >

shtojcë
Lajmet e fundit>