Lajmet

Tani zhvilluesit mund ta shkarkojnë SDK-në e plotë të Android 5.0 Lollipop

Oct 18 2014
0 Shpërndarje
Tani zhvilluesit mund ta shkarkojnë SDK-në e plotë të Android 5.0 Lollipop

recents_screenDisa muaj më parë, Google lëshoi versionin vëzhgues të Android L për zhvillues për t’iu mundësuar këtyre të fundit që ta dinë se çfarë ishte duke ardhur në versionin e ardhshëm të sistemit operativ mobil të kësaj kompanie.

Që nga e premtja, lëshimi i plotë i SDK-së së Android 5.0 ka mbërritur.

Në postimin në blog, kompania përmendi po ashtu që versioni më i ri i sistemit Android do të jetë në dispozicion në Nexus 4, 5,7 (2012 dhe 2013) dhe Nexus 10 në fillim të muajit nëntor – rreth kohës kur pritet të bëhet lëshimi i Nexus 6, Nexus 9 dhe Nexus Player.

Siç tregon Google, nëse jeni një zhvillues, kjo ju jep juve dy javë kohë që të testoni aplikacionet më të reja për platformën, kështu që mund të dëshironi të filloni shkarkimin që nga ky moment. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>