Lajmet

Tanimë ju mund të përdorni aplikacionet Android në kompjuera PC dhe Mac

Apr 4 2015
0 Shpërndarje
Tanimë ju mund të përdorni aplikacionet Android në kompjuera PC dhe Mac

1d4d7789096252fa76d5c36b9a753ce5fda48892Bashkveprimi i Google nëpërmjet Chrome dhe Android ka shënuar një hap të rëndësishëm përpara. Pas lancimit të një App Runtime të limituar për Chrome në muajin shtator, Google po e zgjeron programin e saj beta duke lejuar që aplikacionet Android të jenë të dispnueshmë dhe në pajisjet me sistem operativ Windows, OS X dhe Linux. Bëhet fjalë për një eksperiment të hershën i cili fillimisht i testua vetëm nga zhvilluesit por tanimë është bërë i mundur për cdo përdorues që është duke përdorur një pajisje Windows, Linux, Mac ose Chromebook.

Mjafton që ju fillimisht të shkarkoni një aplikacion të quajtur ARC Welder për të marrë aplikacione nga Play Store i Google. Gjithsesi ekzistojnë dhe disa kufizime si : vetëm një aplikacion mund të shkarkohet gjatë një kohë, jo dy njëkohësisht. Përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan që aplikacioni të shfaqet në versionin për telefon apo për tablet. Gjatë testimeve u zbulua se shumica e aplikacioneve funksiononin më së miri. Në aplikacionet si Gmail dhe Chrome hasen disa probleme por kjo për shkak se ato nuk mbështeten nga ARC Welder. Zhvilluesve iu duhet akoma pak kohë për të përshtatur aplikacionet e tyre për ARC. Kjo do të jetë më e thjeshtë tanimë që Google ka lancuar disa shërbime të reja për zhvilluesit në Play Store.

ARC është bazuar në Android 4.4, kjo do të thotë që një pjesë e madhe e aplikacioneve janë të disponueshmë në të. Twitter punon më së miri, ndërsa aplikacioni Facebook Messenger thot vazhdimisht se është duke u lidhur me rrjetin e internetit. Një përshtypje të mirë ka lënë gjthashtu aplikacioni Flipboard dhe ai Instagram për lehtësinë e përdorimit me anë të tatjerës. Sigurisht që përdorimi i kamerës në aplikacione do të shkaktojë që aplikacioni të bëhet crash ose ndryshe të bllokohet dhe komandat nga tastjera jo gjithmonë përgjigjen saktë. Ajo c’ka është e rëndësishme është se këto aplikacione janë dizenjuar për ekranet me prekje, ose në rastin e lojrave për të përdorur acelometrin e telefonit.

Në vecanti dhe lojrat ofrojnë një performancë të mirë, sidomos loja popullore Candy Crash Saga, ndërsa disa të tjera nuk i përgjigjen mirë komandave të mausit dhe kërkojnë kohë të hapen. Por kjo nuk është dicka për tu habitur kur dimë se kemi të bëjmë me aplikacione që madje as nuk janë përshtatur për ekranet e mëdhenj të kompjuterave. Megjithatë është e qartë se Google me anë të këtyre aplikacioneve ka ndërtuar një të ardhme të ndritur.

Ndërkohë që Microsoft është duke u marrë me ndërtimin e sistemin operativ Windows 10 dhe ka hedhur idenë e aplikacioneve universale që mund të pëdoren në Xbox, tableta, kompjutera e smartfonë dhe Google është duke u përpjekur të shëndrrojë Android në një platform universale. Tashmë kjo kompani ka ndërtuar një mënyrë për të shtyrë Chrome OS në Windows 8 dhe ky eksperimenti i fundit

Android sjell Google akoma më pranë tregut të kompjuterave të dominuar nga Microsoft. Që këtej e tutje zhvilluesit mund ti bëjnë të disponueshme aplikacionet e tyre në smartfona, tableta, PC, Mac, Chromebook madje dhe në pajisjet që përdorin Linux. Kjo është cilësuar si një mundësi e madhe e cila mund të përfundojë në dicka akoma më të madhe në vijim, një platformë universal. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>