Lajmet

Targat dixhitale për makina: Së shpejti mund të fillojë testimi në Kaliforni

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Targat dixhitale për makina: Së shpejti mund të fillojë testimi në Kaliforni

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown ka në tryezën e tij të punës një deklaratë të cilën ka në dorë ta autorizojë për fillimin e një programi provë lidhur me kalimin në targa dixhitale.

Siç raportohet nga Ars Technica, deklarata ka kaluar tashmë Asamblenë dhe Senatin dhe synon të testojë nëse targat dixhitale mund të sjellin ulje të kostove për shtetin amerikan.

Targat e reja duhet të shfaqin, teorikisht, informacione të rëndësishme mbi makinën, përfshi datën e përfundimit të afatit të dokumentave. Megjithatë, kjo nuk është gjithçka. Një tjetër mesazh që mund të shfaqin targat mund të jetë teksti “Stolen” (i vjedhur), i cili mund t’i dërgohet makinës nga pronari i saj.

Në analizën e deklaratës përmendet edhe një kompani e quajtur “Smart Plate Mobile” e cila mesa duket është e interesuar për të shfaqur reklama – edhe pse deklarata i ndalon reklamat gjatë testimit.

Programi i testimit është menduar të përfshijë rreth 0.005% të makinave dhe do të aplikohet fillimisht me kompanitë të cilat kanë targa të mëdha, si UPS apo FedEx. Gjithsesi, në program ngrihen edhe çeshtjet e privatësisë, duke qenë se këto lloj targash mund t’i ofrojnë qeverisë të dhëna mbi vendndodhjen e makinës.

Megjithatë, në deklaratë parashikohet që gjatë periudhës së testimit të mos lejohet asnjë program që gjurmon vendndodhjen apo lëvizjen e makinave. (PCWorld Albanian)

 digital

Lajmet e fundit>