Lajmet

Tarifat e shërbimeve celulare në Shqipëri kanë vazhduar tendencën e reduktimit edhe në 2013-ën

Jul 29 2014
0 Shpërndarje
Tarifat e shërbimeve celulare në Shqipëri kanë vazhduar tendencën e reduktimit edhe në 2013-ën

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Republikës së Shqipërisë në një analizë të tregut celular vë në dukje se tarifat e shërbimeve celulare kanë vazhduar tendencën e reduktimit të tyre edhe në vitin 2013. Kjo mund të vihet re nga ecuria e shpenzimeve për shportat OECD dhe krahasimi me rajonin dhe mesataren e Bashkimit Evropian sipas raportit të fundit të publikuar nga Cullen International, shkurt 2014. Reduktimet më të ndjeshme janë kryer në shpenzimet për konsumin e mesatar dhe të lartë. Niveli mesatar i shpenzimeve për shportat OECD rezulton të jetë në nivele mesatare afërsisht sa niveli i vendeve të BE-së dhe rajonit për konsum mesatar dhe të lartë.

foto1foto2

Tregues të tjerë të shpenzimeve të përdoruesve celularë janë edhe treguesit ARPU( E ardhura mesatare për përdorues) dhe ARPM ( E ardhura mesatare për minutë). Niveli i këtyre treguesve në Shqipëri është shumë më i ulët se niveli mesatar në vendet e BE-së dhe ndër më të ulëtit në rajon. Këta tregues ka qenë mesatar për vitin 2012, ndërsa në 2013-ën janë reduktuar duke qenë në nivelet më të ulët të rajonit dhe BE-së.

E ardhura mesatare për minutë në 2013: 2.23 cent/min (Euro)

foto3E ardhura mesatare për përdorues në 2013: 42 Euro

foto4AKEP në analizën e tregut në vitin 2010 ka evidentuar probleme me strukturën e tarifave të programeve me kontratë dhe parapagim, ku tarifat e shërbimeve me kontratë ishin më të larta se ato me parapagim pavarësisht se programet me kontratë përfshijnë edhe një pagesë fikse mujore dhe që normalisht tarifa mesatare për minutë për përdoruesit me kontratë duhet të jetë më e ulët se ata me parapagim. Zhvillimi i konkurrencës së operatorëve celularë në drejtim të ofertave me tarifa shumë të ulët për përdoruesit me parapagim po rezulton përsëri në tarifat për shërbime me kontratë më të larta se ato me parapagim.

Karakteristikë në zhvillimin e konkurrencës celulare është fokusimi në oferta. ARPM-ja është në nivel shumë të ulët diku mes 3-5 leke për minutë krahasuar me tarifat standarde të thirrjeve telefonike dhe kjo ndodh për shkak se përdoruesit preferojnë më shumë ofertat sesa thirrjet standarde. Tarifat me pakicë kanë pësuar ulje duke shtuar përfitimet e përdoruesve celulare. Muajt e fundit operatorët celularë kanë bërë reduktime të tarifave të programeve standarde duke prezantuar oferta të reja me më shumë minuta jashtë rrjetit. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>