Lajmet

Tashmë do të mund të përdorni telefonët tuaj edhe gjatë fluturimit

Sep 28 2014
0 Shpërndarje
Tashmë do të mund të përdorni telefonët tuaj edhe gjatë fluturimit

manonairplane-100074320-largePasagjerët e linjave ajrore që udhëtojnë në fluturimet europiane do të mund të përdorin telefonët e tyre dhe të tjera pajisje teknologjike për gjatë gjithë kohëzgjatjes së fluturimit, ka deklaruar Agjencia e Sigurisë Europiane të Aviacionit (EASA) ditën e premte.

Kompanitë ajrore europiane tashmë mund të lejojnë udhëtarët të përdorin çdo lloj pajisje elektronike të tilla si tablet, laptopë dhe smartfonë duke qëndruar funksional për gjatë gjithë udhëtimit pa qenë nevoja e përdorimit të modalitetit “Aeroplane”. Kalimi në këtë modalitet deri tani kishte qenë i detyrueshëm.

“Ky është hapi më i fundit rregullator drejt krijimit të mundësisë për të ofruar shërbime të telekomunikacionit dhe Wi-Fi përgjatë fluturimeve ajrore”- tha EASA në një dalje për shtyp. Tashmë varet nga kompanitë ajrore për të vendosur nëse do të lejojë ose jo përdorimin e pajisjeve elektronike. Për ta bërë këtë juve u duhet të kaloni kontrollet për tu siguruar se sistemet e aeroplanit nuk ndikohen nga transmetimet e sinjaleve të pajisjes.

Gjithsesi, për të pasur sigurinë maksimale në bord, pasagjerëve do tu kërkohet të ndalin funksionin e tyre gjatë udhëtimit në pistë si dhe fluturimit dhe zbritjes tha një zëdhënës i EASA-së duke shtuar se tashmë rregullat e kompanisë ajrore vendosin për përdorim të zakonshëm ose jo të pajisjeve elektronike. (PCWorld Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>