Harduer

Tashmë Google Glass do të duken si syze të zakonshme

Aug 23 2014
0 Shpërndarje
Tashmë Google Glass do të duken si syze të zakonshme

Google_patent_glassDuket se Google po bën një ridizenjim të syzeve Glass për ti bërë ato të duken sa më të zakonshme dhe të ngjashme me syzet normale. Me këto syze të kompjuterizuara, përdoruesit mund të bëjnë foto apo video, të shikojnë harta, motin apo të lexojnë lajmet më të fundit në sajë të një ekrani të vogël që ndodhet në anën e djathtë të tyre.

Ky ekran i vogël, aq sa i dobishëm është aq dhe mund të bëhet i bezdisshëm pasi tërheq vëmendjen e njerëzve të tjerë. Madje disa biznese, një kafe dhe një kazino i kanë ndaluar klientët e tyre ti përdorin këto syze brenda ambienteve të tyre me arsyen se këta klientë mund të nxisin dyshime tek klientët e tjerë.

Pas këtyre vërejtjeve duket se Google po ndërton një dizajn të ri për këto syze me qëllim që përdoruesit e tyre të ndjehen si gjithë të tjerët, të mos tërheqin vëmendje apo të mos diskriminohen. Kompania javën e shkuar u pajis me patentën që i lejon të krijojë një dizajn të ri të pajisjes.

“Kompjuteri i ri” i cili do të jetë tashmë i ndërtuar në kornizat e syzeve normale do ti japë përdoruesit të njëjta shërbime si versioni i parë. Por edhe kjo e ka një të keqe, me krijimin e këtyre syzeve mendohet se do të lindë një problem pasi njerëzit nuk do mund të dallojnë syzet normale nga ato të Google. Pavarësisht të gjitha fjalëve që qarkullojnë mbetet akoma e pakonfirmuar nëse Google do të përdorë këtë dizajn të ri për produktet që hedh në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>