Lajmet

Tashmë LinkedIn do të shfaqë pozicionet vakante në faqen kryesore

Sep 24 2013
0 Shpërndarje
Tashmë LinkedIn do të shfaqë pozicionet vakante në faqen kryesore

sponsored-jobsLinkedIn po përpiqet të shndërrojë faqen kryesore në vendin më të rëndësishëm të kryerjes së ndërveprimeve me përmbajtjen e kësaj faqeje.

Momentalisht në këtë faqe publikohen përditësime në lidhje me ndryshimin e profesioneve të personave që përdoruesi ka krijuar lidhje, përditësime profilesh, postime, biseda apo artikuj të rekomanduar në LinkedIn Today.

Që tani e tutje LinkedIn ka menduar të shtojë edhe publikimin e vendeve të lira të punës të cilat më parë mund të gjendeshin vetëm në modulin “Vende pune që mund t’ju interesojnë” (Jobs You May Be Interested In). Bëhet fjalë vetë për listat e punëve që kompania ka paguar për t’u publikuar (Sponsored Listing).

Përfitimi i këtij veprimi do të jetë arritja e atyre personave që nuk janë shumë aktivë në kërkimin e një pune të re, por që rekomandimet mund t’i shtyjnë drejt aplikimit. Listat e sponsorizuara do të bëjnë që faqja kryesore të shërbejë si një burimi centralizuar informacioni dhe do të rrisin probabilitetin që punëkërkuesit potencialë po kështu dhe ata pasivë të njoftohen për pozicionet vakante.

LinkedIn ka njoftuar gjithashtu se këto lista do të jenë të disponueshme edhe në aplikacionin mobile të kompanisë, një përpjekje shtesë e kompanisë për të avancuar më tepër në botën mobile. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>