Lajmet

Tashmë makina mund të kontrollohet përmes një aplikacioni

Jul 28 2014
0 Shpërndarje
Tashmë makina mund të kontrollohet përmes një aplikacioni

052-300x225-215x193Fantashkenca tashmë thjesht quhet shkencë dhe teknologjia po bën realitet të gjitha ëndrrat tona të “çmendura”. Tashmë është e mundshme të kontrolloni makinën tuaj përmes një ore inteligjente, një veçori që prodhuesi i makinave Tesla ka prezantuar në aplikacionin më të fundit të saj për Android Wear.

Ky aplikacion i quajtur Tesla Command për Android Wear mund të shkarkohet përmes Google Play Store. Mos mendoni se përmes këtij aplikacioni makina do të shëtisë vetvetiu, por do mund të bëjë disa gjëra mjaft interesante.

Çfarë mund të bëjë aplikacioni Tesla Command?

– Të hapë dyert

– Të mbyllë dyert

– Bjerë borisë

– Hapë panelin e ventilimit

– Mbyllë panelin e ventilimit

Të gjitha këto veçori janë të demonstruara në videon e produktit postuar më poshtë. Sigurisht përdoruesit duhet të regjistrohen në shërbimet online të Tesla. Shumë prej nesh nuk mund ti shijojnë të tilla avancime teknologjike, por shpresojmë që së shpejti tashmë me revolucionin teknologjik të jenë të aksesueshmë për të gjithë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>