Lajmet

Tashmë mund ta përdorni Google Translate edhe pa pasur internet

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Tashmë mund ta përdorni Google Translate edhe pa pasur internet

google translateGoogle Translate do të jetë tashmë i disponueshëm për t’u shkarkuar e për t’u përdorur offline.

Mundësia për të shkarkuar paketat e gjuhëve të disponueshme do të vlejë për momentin vetëm për përdoruesit e Android.

Në këtë mënyrë, kur të vizitoni shtete të huaja, të cilave nuk iu kuptoni gjuhën që flisni, nuk do të keni nevojë patjetër për internet për të kërkuar fjalët që nuk dini.

Ky lajm, sigurisht tepër i gëzueshëm për përdoruesit e Android, zgjidh një problem tepër të bezdisshëm me aplikacionin përkthyes, sepse në pjesën më të madhe të rasteve, kur udhëtojmë jashtë vendit nuk kemi mundësi aksesi gjatë gjithë kohës në internet. Këto janë pikërisht situatat kur Google Translate na hyn më tepër në punë.

Paketat e shkarkueshme të përkthimit do të ofrohen në 50 gjuhë.

Dihet që me këto lloj përkthimesh nuk mund të prisni të përktheni drejt letërsinë apo materiale të tjera të ngjashme, por në fund të fundit, për pyetjet në situatat më të zakonshme gjatë ditës, Google Translate është mëse i dobishëm. (PCWorld Albanian)

Google translate offline

Lajmet e fundit>