Lajmet

Tashmë mund të importoni kontaktet e Instagram në Messenger

Dec 5 2017
0 Shpërndarje
Qasja është e rëndësishme nëse shohim të dhënat kur 375 milion njerëz përdorin funksionet e komunikimit në Instagram. Tashmë mund të importoni kontaktet e Instagram në Messenger

Facebook dhe Instagram ka nisur testimin e një funksioni me të cilin mund të sillni lehtësisht kontaktet tuaja të Instagram në aplikacionin Messenger.

Eksperienca, e cila nis me aprovimin nga ana e përdoruesit, është përpjekja më e fundit e një seri integrimesh mes Facebook dhe Instagram.

Në Messenger tashmë mund të shtoni kontaktet e Instagram duke vizituar seksionin “People” dhe klikuar opsionin e ri “Connect to Instagram”.

Kjo procedurë kryhet edhe kur qaseni për herë të parë në Messenger. Vetëm ata që ndiqni dhe ju ndjekin mund të shtohen në Messenger në mënyrë që të shmanget spam-i.

Qasja është e rëndësishme nëse shohim të dhënat kur 375 milion njerëz përdorin funksionet e komunikimit në Instagram.

Facebook dhe Instagram ende nuk kanë konfirmuar formalisht funksionin por është në faza testimi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>