Lajmet

Tashmë mund të instaloni shtojca (add-on) edhe në Google Docs

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
Tashmë mund të instaloni shtojca (add-on) edhe në Google Docs

google-addonsPrej vitesh, përdoruesit e Google Chrome kanë mundur të përmirësojnë funksionalitetet e këtij shfletuesi nëpërmjet instalimit të shtojcave të ndryshme, ndërsa tani ka ardhur koha që përdoruesit të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Google Docs.

Google sapo ka lnaçuar një dyqan online shtojcash (add-on) për aplikacionet në ueb që shërbejnë për përpunimin e dokumenteve dhe të dhënave në mënyrë që të rritet produktiviteti dhe të realizohet më shumë punë duke u lodhur më pak. Deri tani dyqani përfshin 60 mjete që variojnë nga ato që janë të ndërlikuara (Supermetrics shndërron Docs në një analitik) deri tek ato tepër të dobishme (EasyBib lehtëson krijimin e bibliografisë për projektet kërkimore)

Në qoftë se ndjeheni kreativ mund të filloni të krijoni një shtojcë të re për Google Docs, por më parë sigurohuni që të ofrojë funksionalietete të dobishme sepse në të kundërt Google do t’a çaktivizojë. Kjo lëvizje e kompanisë nuk është aspak e dobishme. Muajin e kaluar edhe Microsoft përditësoi versionin në ueb të paketës Office. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>