Lajmet

Tashmë mund të mësoni Linux me anë të një kursi pa pagesë

Aug 1 2014
0 Shpërndarje
Tashmë mund të mësoni Linux me anë të një kursi pa pagesë

LinuxHyrje në Linux është kurs që kushton zakonisht 2,400 dollarë nga Fondacioni me të njëjtin emër, por është duke u ofruar pa pagesë tani në edX. Nëse keni dashur ndonjëherë të mësoni se si të përdorni sistemin operativ të lirë dhe me burim të hapur, atëherë nuk ka kohë më të përshtatshme se sa tani.

Kursi pa pagesë fillon më 1 gusht, por për ta marrë përvojën më të mirë nga klasa, ju duhet të instaloni Linux-in në kompjuterin tuaj përpara se të fillojë ai. Fondacioni Linux ka një guidë të dobishme për ta bërë atë – kështu që ju mund të jeni gati për ta ndjekur kursin kur ai të fillojë.

Kursi është dizajnuar për të ju dhënë një njohuri të mirë të punës në Linux me 40 deri 60 orë punë kursi. Ky kurs mbahet nga Dr. Jerry Cooperstein, i cili mbikëqyr tërë përmbajtjen e trajnimit në Fondacionin Linux. Nuk ka ende ndonjë planprogram për kursin, por është premtuar që kursi do të mësojë përdoruesit me përvojë në kompjuterë me pak ose aspak përvojë të mëparshme në Linux, karakteristikat e sistemit operativ si nga perspektiva me komanda, e po ashtu edhe nga perspektiva grafike. Regjistrohuni për ta ndjekur kursin, provoni që të merrni një certifikatë ose merrni një certifikatë të verifikuar nga edX. (PCWorld Albanian)

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>