Lajmet

Tashmë mund të ngarkoni fotot direkt në albume me Facebook për iOS

Dec 15 2012
0 Shpërndarje
Tashmë mund të ngarkoni fotot direkt në albume me Facebook për iOS

Pasi prezantoi aplikacionin e përditësuar për Android këtë javë, Facebook ka shpërndarë edhe një përditësim tjetër për përdoruesit e iOS.

Versioni 5.3 i aplikacionit është më i shpejtë veçanërisht në aspektin e Timeline-t dhe ngarkimit të furnizuesit të lajmeve.

Karakteristika më e rëndësishme që është shtuar përmes këtij përditësimi lidhet në fakt më tepër me fotot sesa me shpejtësinë.

FacebookTashmë, keni mundësi t’i ngarkoni fotot direkt në një album. Ky opsion, që ka qenë tashmë pjesë e aplikacionit ne Android, ka munguar nga ana tjetër që prej fillimit në iOS.

Kohët e fundit kompania mori vendimin për të kaluar nga aplikacionet e bazuara në HTML-5 tek ato të brendshme të telefonit.

Si Facebook për Android ashtu dhe ai për iOS ofrojnë tashmë përditësime në mënyrë të rregullt, mesatarisht një herë në 4 – 8 javë.

Versionin e ri mund ta shkarkoni nga App Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>