Lajmet

Tashmë mund të replikoni me Historitë në Instagram me foto dhe video

Jul 6 2017
0 Shpërndarje
Këto replika do të shfaqen në inbox-in e përdoruesit. Tashmë mund të replikoni me Historitë në Instagram me foto dhe video Photo Source: Instagram

Instagram vijoi ditën e sotme duke përditësuar Historitë tek të cilat duke filluar nga dita e sotme mund të replikoni me foto, video ose boomerang.

Me përditësimin e fundit ikona e kamerës do të shfaqen ngjitur me kutinë e shkrimit për çdo histori. Pasi ta keni klikuar kamera e Instagram do të hapet dhe mund të replikoni me  filtra fytyre, stickers, hashtag e shumë të tjera si me çdo histori tjetër.

Këto replika do të shfaqen në inbox-in e përdoruesit. Mund të mos u duket ndonjë funksionalitet i rëndësishëm por është ndërtuar për të rritur angazhimin dhe ndërveprimin mes përdoruesve.

Replikave me tekst nuk u mungonte asgjë, por replika me një reagim fytyrë duket edhe më e përshtatshme. Replikat janë të disponueshme në versionin 10.28 të Instagram në iOS dhe Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>