Lajmet

Tashmë mund të shkarkoni aplikacionin Mailbox pa pritur në linjë

Apr 21 2013
0 Shpërndarje
Tashmë mund të shkarkoni aplikacionin Mailbox pa pritur në linjë

mailboxMailbox, aplikacioni tepër i kërkuar për iPhone ka lajmëruar se po mbyll shërbimin e tij me rezervime dhe po i lejon përdoruesit ta shkarkojnë atë dhe ta përdorin versionin e fundit të tij në mënyrën e duhur dhe menjëherë.

“Pas 10 javësh punë të rëndë, grupi jonë i profilit të inxhinierisë ka përgatitur shërbimin e Mailbox për të arritur deri në 100 milionë mesazhe në ditë”,- tha kompania në një postim në blog.

“Ne besojmë se mund të përballojmë përdorues të rinj, prandaj po e mbyllim sistemin e rezervimit.”

Gjashtë javë pasi Mailbox u lançua për iPhone, u lajmërua se kishte tërhequr më shumë se 1 milionë përdorues që prisnin në sistemin e rezervimit. Radha e gjatë e sistemit të pritjes për shkarkim të aplikacionit i shkaktoi kompanisë më shumë probleme.

Karakteristikat më të njohura të Mailbox janë projektuar për telefonë mobil dhe iu ofron përdoruesve funksione të reja për të organizuar oraret dhe menaxhimin e e-maileve në të ardhmen.

Për shembull ju mund të zgjidhni një e-mail për ta ridërguar përsëri në një kohë më të mëvonshme apo në fundjavë.

Pra Mailbox ju ndihmon të jeni më të organizuar me mesazhet tuaja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>