Lajmet

Tashmë mund të shkruani testamente dixhitale për llogaritë në Google

Apr 12 2013
0 Shpërndarje
Tashmë mund të shkruani testamente dixhitale për llogaritë në Google

Google dëshiron që përdoruesit të mos shqetësohen se çfarë do të ndodhë me profilin e tyre virtual pasi të jenë larguar nga kjo botë njëherë e përgjithmonë.

Kompania ka prezantuar një opsion të ri të quajtur Inactive Account Manager që i mundëson përdoruesve t’i tregojnë Google-it se çfarë dëshirojnë ata të ndodhë me llogarinë e tyre pasi të vdesin ose në rast se kalon një kohë shumë e gjatë pa e përdorur atë llogari.

Për të qenë më të qartë mund ta mendoni si një testament automatik për asetet dixhitale.

Asnjë prej nesh nuk ka dëshirë të mendojë për vdekjen, por është e rëndësishme për ata që do lemë pas, të planifikojmë se çfarë do të ndodhë.

Pikërisht për këtë Google ka menduar të lançojë një opsion që njerëzit të kenë mundësi të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me asetet e tyre dixhitale pasi të mos jetojnë më ose të mos e përdorin më llogarinë.

Kjo do të thotë se përdoruesit do të udhëzojnë Google si të veprojë me mesazhet Gmail, të dhënat e profilit në Google +, postimet nëpër blogje, dokumentet në Drive, albumet në Picasa, të dhënat në Google Voice si dhe videot në YouTube.

Thjesht përzgjidhni të dhënat që kërkoni të largoni dhe Google do i vendosë ato tek “kontakte të besueshme”. Nuk është e qartë akoma se si të afërmit tuaj do mund ti marrin këto të dhëna nga “jeta’ juaj on line në Google.

Konfigurimet ju lejojnë që të përzgjidhni se kur doni që Google të fshijë të dhënat tuaja. Mund të zgjidhni 3, 6, 9 ose 12 muaj çaktivizimi.

Është një mënyrë për të siguruar të gjitha fotot, videot dhe mesazhet që përdoruesit mendojnë se do të jetojnë në internet përgjithmonë. Kështu Google do të çaktivizojë ato llogari me ndërgjegje të patër. (PCWorld Albanian)

tasta,emt

Tags >

Google
Lajmet e fundit>