Lajmet

Tashmë mund të shtoni evente në kalendar direkt nga Gmail-i

May 5 2013
0 Shpërndarje
Tashmë mund të shtoni evente në kalendar direkt nga Gmail-i

Google calendarNëse e përdorni email-in si mjetin kryesor të komunikimit, ndoshta ju ndodh shpesh që t’ju duhet të kaloni nga Gmail-i tek kalendari për të regjistruar takimet, mbledhjet apo evente të tjera.

Fatmirësisht, Google ka menduar një mënyrë se si t’ua lehtësojë këtë procedurë duke reduktuar kohën që shpenzoni për kalimin nga njëri shërbim tek tjetri. Duke filluar nga kjo e enjte, mund të ruani në kalendar eventet direkt nga e-maili.

Si funksionon kjo? Nëse një kontakt i juaji specifikon një datë ose një orë në e-mail, këto të dhëna do të shndërrohen në një link të cilin mund ta përdorni për të krijuar një event në kalendarin e Google.

Nëse klikoni në datat e nënvijëzuara (të cilat shfaqen në formë linqesh), do të keni mundësi të shihni skedulën tuaj ditore dhe të ndryshoni titullin, datën apo orën e eventit. Duke klikuar “Add To Calendar”, eventi shtohet automatikisht në të, ndërkohë që do të shoqërohet edhe me linkun që ju çon tek e-maili nga ku e keni regjistruar fillimisht.

Për momentin ky opsion nuk është i disponueshëm për të gjithë, por do të fillojë të përhapet për përdoruesit e Gmail-it në javët në vazhdim. (PCWorld Albanian)

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>