Lajmet

Tashmë në Facebook për Android mund të editohen komentet edhe pasi të jenë postuar

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
Tashmë në Facebook për Android mund të editohen komentet edhe pasi të jenë postuar

facebook android comenteFacebook ka vendosur të bëjë një përditësim të versionit Android të aplikacionit duke ofruar për përdoruesit e pajisjeve mobile një opsion shumë të dobishëm.

Tashmë nuk do të jetë nevoja që përdoruesit të aksesojnë Facebook nga kompjuterët dektop për të ndryshuar komentet e gabuara që mund të kenë postuar padashje.

Tashmë është e mundur që editimet të kryhen direkt nga smartfoni ose tableti juaj.

Për të aplikuar editime të ndryshme mjafton që përdoruesit e Facebook për Android të klikojnë shigjetën që ndodhet tek postimet e tyre dhe aty mund të përzgjedhin opsionin “edit”. Është e mundur gjithashtu që të shihet historiku i ndryshimeve.

Versioni i përditësuar i aplikacionit mund të sigurohet nga Google Play Store. Përveç opsionit të editimit janë shtuar “emoticons” ose figurat që shprehin gjendje të ndryshme humori si dhe mundësia për krijimin dhe publikimin e albumeve me foto. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>