Lajmet

Tashmë në Gmail mund të dërgoni ngarkesat drejtpërdrejt në Google Drive

Nov 15 2013
0 Shpërndarje
Tashmë në Gmail mund të dërgoni ngarkesat drejtpërdrejt në Google Drive

gmailNjë përditësim i ri në Gmail do t’iu mundësojë që të shihni dhe ruani ngarkesa drejtpërdrejt në Google Drive nga brendia e porosisë suaj.

Google e lajmëroi këtë përditësim në blogun e vet zyrtar dhe e shfaqi veçorinë e re me një GIF shoqërues.

Veçoria e re është e dyfishtë. Së pari, ngarkesat janë tani të dukshme si vëzhgime në pjesën e poshtme të porosisë. Kjo nënkupton që në vend se të shikohet një listë e skedarëve me opsionin për të klikuar “preview” (që hapet në një tab të ndarë të shfletuesit), ju e shihni një vëzhgim brenda vetë porosisë.

Duke klikuar në vëzhgim mund të shihni në ekran të plotë skedarin dhe mund të zhvendoseni përgjatë disa ngarkesave në të njëjtën mënyrë sikur shkoni përgjatë një prezantimi me fotografi.

Përdoruesit e Gmail-it në iOS dhe Android kanë mundur që të shijojnë vëzhgimin e ngarkesës për një kohë dhe është mjaft e mirë që kjo veçori është duke u shtuar për desktop. Sidoqoftë, veçoria më e mirë është mundësia për ta ruajtur një ngarkesë drejtpërdrejt në Google Drive.

Thjesht klikoni në ikonën e Google Drive që paraqitet kur e mbani miun sipër një ngarkese dhe zgjidhni se ku dëshironi ta dërgoni ngarkesën tuaj.

Ju ende mund të bëni shkarkimin e skedarëve drejtpërdrejt në kompjuterin tuaj, por ky integrim i përmirësuar me Google Drive iu mundëson një qasje më të mirë tek skedarët përgjatë pajisjeve të shumta.

Google thotë që veçoria e re do të lëshohet gjatë javës së ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>