Lajmet

Tashmë në YouTube mund të shtohen video hyrëse (intro) prej 3 sekondash

May 2 2014
0 Shpërndarje
Tashmë në YouTube mund të shtohen video hyrëse (intro) prej 3 sekondash

3-Second-PreviewYouTube sapo ka shtuar një opsion të ri për gjithë krijuesit e videove. Tashmë do të jetë e mundur që të shtojnë një video të shkurtër hyrëse (intro) prej 3 sekondash ndaj të gjitha videove që ata publikojnë. Intro do të fillojë automatikisht në videot që përdoruesit disponojnë në kanalet e tyre.

Për të aktivizuar këtë funksionalitet është e nevojshme që të ngarkoni videon hyrëse si një video të palistuar dhe më pas përzgjidhni “add a channel branding intro” në faqen InVideo Programming që ndodhet në kanalin tuaj.

Në fund ju mund të përzgjidhni se në cilat video dëshironi të shfaqni këtë intro. YouTube ka theksuar se videot hyrëse duhet të përdoren kryesisht si një mjet për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve të promovojnë markën e tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>