Lajmet

Tashmë reklamat në Gmail do të dërgohen direkt në Inbox

Jul 23 2013
0 Shpërndarje
Tashmë reklamat në Gmail do të dërgohen direkt në Inbox

Në përpjekje për të gjeneruar më tepër të ardhura, Google ka filluar të përfshijë reklamat në e-mailet e përdoruesve të Gmail.

Kompania ka shfaqur prej vitesh reklama të integruara nëpër mesazhet e përdoruesve, por në këtë rast reklama do të jetë si një e-mail i mirëfilltë i cili mund të hapet dhe mund të bëhet “forward” për tu dërguar edhe ndaj përdoruesve të tjerë. Në ndërfaqen e re të Gmail reklamat shfaqen në kategorinë Promotions.

Kjo mënyrë e re reklamimi ndoshta nuk do të mirëpritet nga përdoruesit të cilët vazhdimisht ankohen për rrëmujën që ekziston në postën e tyre elektronike nga mesazhet e shumta. Në kategorinë “Inbox” duhet të përfshihen vetëm mesazhet dhe jo reklama “të maskuara” si mesazhe.

Në lidhje me këtë strategji të re biznesi Google është shprehur se kompania ka punuar shumë për rritjen e cilësisë së këtyre reklamave duke dërguar ndaj përdoruesve vetëm reklamat që iu interesojnë më tepër.

Mund të ketë raste që tek kategoria Promotions mos ketë asnjë mesazh të ri. Në rast se përdoruesi nuk ka aspak interes për reklamën atëherë mund të klikojë shenjën “X” për t’a shmangur. (PCWorld Albanian)

AdS Gmail

Lajmet e fundit>