Lajmet

Tashmë Viber më argëtues se kurrë me lançimin e opsionit të vizatimit mbi foto

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
Tashmë Viber më argëtues se kurrë me lançimin e opsionit të vizatimit mbi foto

Viber fotoViber, një prej aplikacioneve më të përdorura për dërgimin e mesazheve dhe realizimin e thirrjeve ka prezantuar një opsion të ri që lejon përdoruesit të vizatojnë mbi fotot që dërgojnë ose të vendosin elemente të caktuara mbi to për t’i zbukuruar ose për t’i bërë më zbavitëse.

Ky opsion i i ri është i disponueshëm në versionin 3.1 të Viber për Android i cili iu ofron përdoruesve mundësinë e krijimit të mesazheve më të personalizuara (si p.sh vendosja e mustaqeve në fytyrat e miqve).

“Viber është një platformë cilësore që ofron për përdoruesit mënyra të ndryshme për të komunikuar. Ne po punojmë që të shtojmë funksionalitetet që ajo ofron duke mundësuar lirinë e komunikimit. Ne besojmë se opsioni i vizatimit mbi foto do të jetë shumë argëtuese për përdoruesit dhe njëkohësisht do të ndikojë në shndërrimin e Viber në një mjet të dobishëm komunikimi” – kështu është shprehur CEO i Viber në lidhje me këtë përditësim.

Versioni i ri për Android gjithashtu lejon përdoruesit të shohin se kur është lexuar mesazhi nga marrësi. Me siguri në vazhdimësi do të prezantohemi me përmirësime të tjera pasi Viber ka arritur të ketë shumë sukses në komunikimet VoIP (Voice over IP) sidomos pas lançimit të aplikacionit Viber për desktop. Aktualisht ky shërbim numëron rreth 200 milion përdorues. (PCWorld Albanian)

Tags >

Viber
Lajmet e fundit>