Harduer

Tashmë zyrtare: Microsoft duhet t’ju trembet Chrmoebook-ëve

Jan 26 2014
0 Shpërndarje
Tashmë zyrtare: Microsoft duhet t’ju trembet Chrmoebook-ëve

chromebookWall Street Journal ka raportuar se sipas një studimi të realizuar së fundmi nga Futuresource Consoulting, gjatë vitit 2013 Chromebook-ët kanë mundur të zotërojnë 19% të tregut të tabletëve dhe laptopëve për arsimin primar dhe sekondar, një rritje e konsiderueshme duke marrë parasysh se vitin e kaluar ka qenë vetëm 1%. Po në të njëjtin treg është vënë re një rënie e pjesës së zotëruar nga Microsoft, nga 47.5% gjatë 2012-ës në 28% gjatë 2013-ës.

Për më tepër, duket sikur Chromebook-ët po pushtojnë edhe arsimin e lartë. Në Journal theksohet se sipas të dhënave të siguruara nga analistit Rajani Singh të firmës kërkimore IDC, ku përfshihen njëkohësisht edhe blerjet nga kolegjet dhe universitetet amerikane, rezulton po i njëjti trend për Chromebook-ët dhe vihet re shenja të stanjacionit të iPad në tregun e arsimit.

Tërheqja e shkollave të ndryshme ndaj Chromebook-ëve është e kuptueshme duke marrë parasysh se janë alternativa shumë ekonomike krahasuar me laptopët Windows dhe gjithashtu është më e lehtë të mirëmbahen. Në thelb, Chromebook-ët janë thjesht shfletues me tastierë, por studentët vetëm për kaq kanë nevojë, një kompjuter me akses në ueb që të mund të aksesojnë të gjitha aplikacionet që iu nevojiten.

Fuqizimi i Chromebook-ëve tek shkollat e ka bërë akoma më intrigues produktin që pritet të lançojë Apple “iPad Pro”. Në qoftë se Apple ka ndërmend të lançojë një version iPad-i me të madh dhe të pajisur me tastierë që do të ketë si synim tregun e arsimit, atëherë duhet të konsiderojë Chromebook-ët si një rrezik potencial. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>