Ja se si

Task Manager në Windows 8 ofron më shumë veçori

Jul 9 2012
0 Shpërndarje
Task Manager në Windows 8 ofron më shumë veçori

Në këtë artikull do të shihni një vështrim të hollësishëm në informacionin dhe veçoritë në tabet e ndryshme në Task Manager. Do të fillojmë me tabin për performansë sepse atje, duke e ndarë tabin në seksione të posaçme për CPU, Memorje, Disqe dhe Ethernet, siç tregohet në figurën A, Microsoft ka ofruar shumë informacion në këtë tab.

Një ndryshim që është paraqitur në këtë sistem është që në këtë tab më nuk ekziston mbishkrimi Windows Task Manager, por vetëm Task Manager. Ende nuk e dijmë nëse ky ndryshim është i përhershëm apo i përkohshëm por sidoqoftë ja tek është.

CPU

Në seksionin CPU të tabit për performansë, CPU-ja aktuale e identifikuar veçanërisht në hollësi me brendin, numrin e modelit, shpejtësinë, e poashtu edhe numrin e bërthamave, soketëve dhe procesorëve logjikë që kryesojnë në paraqitje, siç është treguar në figurën B.

Ju mund të tregoni në shpejtësi nëse teknologjia e virtualizimit të procesorit është në dispozicion. (Një veprim që jo shumë kohë më parë ishte i vështirë të kryhej dhe ngriti të gjitha llojet e hutimit kur ishte kërkuar të përdorej Windows XP ModeWindows 7.) Ju madje mund të gjeni informacion për “cache-in” e CPU-së.

Grafikoni paraqet përqindjen e lëverdishme të CPU-së suaj në një shkallë nga 0 deri në 100 gjatë një kornize kohore prej 60 sekondash. Numri Utilization poshtë grafikut paraqet përqindjen në një pikë kohore. Në rreshtin tjetër poshtë, ju mund të gjeni informacione nga Task Manager më i vjetër: proceset, “Threads”, “Handles” dhe poshtë tyre do të gjeni kohën e funksionimit.

“Handles” dhe “Threads” janë nën-objekte të proceseve. Vlera “handles” paraqet numrin e identifikuesve të objekteve, ose “handles-ve” që për momentin janë në përdorim nga të gjitha proceset. Vlera “threads” në fakt i referohet numrit të nën-proceseve që funksionojnë brenda proceseve më të mëdha.

Vetvetiu seksioni CPU paraqet një grafikë të thjeshtë duke treguar tërë shfrytëzimin. Nëse dëshironi të shihni një grafikë për çdo procesor logjik, vetëm klikoni me butonin e djathtë të miut dhe përzgjidhni procesorët logjik. Nëse dëshironi që grafiku të paraqes kohën e bërthamës, klikoni me të djathtën dhe përzgjedhni Show Kernel Times. Fotografia e paraqitur në figurën C tregon këto dy meny të paraqitura me klikim të djathtë.

Seksioni CPU në tabin e performancës tani identifikon në hollësi CPU-në.

Ju mund ta konfiguroni grafikun që të paraqes të gjithë procesorët logjikë dhe për të paraqitur kohët e bërthamës.

Memorja

Në seksionin e memorjes në tabin e performansës, sasia e përgjithshme e memorjes paraqitet në formë të spikatur me llojin e memorjes, siç është paraqitur në figurën D. Ju poashtu mund të shihni shpejtësinë e çipit, dhe numrin e vrimave të memorjes që përdoren.

Sa herë jeni ulur në një kompjuter të dikujt dhe keni dashur të shihnit nivelin e hollësishëm për memorjen në sistem? Mirë, tani këtë mund ta bëni pikërisht në Task Manager. Ju madje mund të shihni sasinë e memorjes që është rezervuar për harduer.

Seksioni i tabiit të performansës së memorjes ju ofron informacione të hollësishme rreth përdorimit të memorjes.

Siç edhe mund të shihni, janë në dy grafika në seksionet e memorjes. Grafiku i parë paraqet përdorimin e memorjes në një shkallë nga 0 deri në sasinë e përgjithshme të memorjes mbi 60 sekonda. Grafiku me sekonda, i titulluar Memory Composition, tregon memorjen e përdorur nga proceset, drajverët ose sistemi operativ.

Më poshtë do të gjeni matjet si sasia e memorjes që përdoret dhe sasinë e memorjes që është në dispozicion. Vlera e “shkaktuar” është një matës i thjeshtë që paraqet përdorimin e Page File. Këtu, numri i parë paraqet sasinë e përgjithshme të memorjes fizike dhe virtuale që përdoret, derisa numri i dytë tregon sasinë e përgjithshme të memorjes fizike dhe virtuale që është në dispozicion në kompjuterit tuaj.

Vlera “cached” tregon sasinë e memorjes fizike të përdorur së fundi për burimet e sistemit. (Kjo memorje do të mbetet në cache në rast se burimet e sistemit nevojiten sërish, por duhet të jetë gati nëse kanë nevojë për të operacionet e tjera.)

Vlera Paged Pool tregon sasinë e memorjes fizike që përdoret nga sistemi operativ deri tek objektet e ruajtura që mund të ruhen në disk kur ato nuk përdoren. Vlera Non-Paged Pool tregon sasinë fizike të memorjes së përdorur nga sistemi operativ për të ruajtur objekte që nuk mund të ruhen në disk por duhet të mbesin në memorjen fizike derisa janë të ndarë.

Disku

Në seksionin e diskut të tabit të performancës, numri i modelit të diskut dhe lloji i diskut janë dukshëm të paraqitur në pjesën e sipërme të seksionit, ashtu siç është treguar në figurën E. (Nuk ka nevojë të shkoni tek Device Manager për ta gjetur më atë informacion). Ju gjithashtu mund të shihni kapacitetin e diskut, se sa nga disku është formatizuar, nëse është një disk sistemi dhe nëse përmban një “page file”.

Seksioni i diskut në tabin e performancës përmban dy grafikone.

Ashtu siç mund të shihni edhe vet, aty janë dy grafikona në seksionin e diskut. Grafiku i parë titullohet Koha Aktive dhe paraqet përqindjen e shfrytëzimit të diskut tuaj (përqindjen e kohës gjatë së cilës disku është duke kryer lexime apo shkrime të kërkesave) në një shkallë nga 0 deri në 100 gjatë kornizës kohore prej 60 sekondash. Grafiku i dytë quhet Disk Transfer Rate dhe paraqet vlerat e bartjes mes hard diskut dhe sistemit gjatë kornizës kohore prej 60 sekondash.

Poshtë grafikut ju do të gjeni vlerën e Kohës Aktive, që tregon përqindjen e përdorimit në ndonjë pikë kohore. Vlera e Kohës Mesatare të Reagimit paraqet sasinë e kohës që kërkohet nga disku që të bartë të dhëna në sistem. Natyrisht, vlerat e Shpejtësisë së Leximit dhe Shkrimit paraqesin se sa shpejt disku është duke i kryer operacionet I/O.

Etherneti

Në seksionin e ethernetit në tabin e performansës, emri i kartelës së rrjetit paraqitet në pjesën e sipërme të seksionit, ashtu siç është paraqitur në figurën F. Ju poashtu mund të shihni emrin e adapterit tuaj, emrin e DNS-it dhe adresat IPv4 dhe IPv6.

Në seksionin e ethernetit të tabit të performansës, emri i kartelës së rrjetit paraqitet në pjesën e sipërme të seksionit.

Grafikonët paraqesin aktivitetin e dërgimit dhe pranimit në një shkallë nga 0 deri në 100 Kbps gjatë 60 sekondave derisa vlera Send and Receive poshtë grafikut paraqet llojin e aktivitetit në çdo pikë kohore. Nëse klikoni çdo kund me të djathtën në seksionin e ethernetit dhe përzgjidhni View Network Details, ju do të shihni një dritare të plotë me informacione të hollësishme, ashtu siç është paraqitur në figurën G.

Zgjidhni View Network Details dhe ju do të shihni një dritare të dytë që është me informacione të hollësishme.

Ndryshimi i dritares për paraqitje

Ekziston një mori metodash që ta ndryshoni paraqitjen e dritares Task Manager. Nëse klikoni me të djathtën në anën e majtë të dritares, ju do të shihni komandat Summary View dhe Hide Graphs. Duke zgjedhur Summary View do t’i largoni të gjitha hollësitë dhe vetëm do të shihni thumbnail të grafikut dhe nëse përzgjidhni Hide Graphs zëvendësohen grafikët me pikat “plumb”, ashtu siç është ilustruar në figurën H.

Duke përdorur Summary View dhe Hide Graphs, ju mund të ndryshoni paraqitjen e dritares së Task Managerit.

Nëse klikoni me të djathtën në ndonjë nga grafikonët kryesorë dhe zgjidhni komandën Graph Summary View, do të paraqitet vetëm grafiku. Imazhi i kompozuar në figurën I paraqet çdo grafikë në Graph Summary View.

Ky imazh i kompozuar paraqet çdo grafik në Graph Summary View.

Ju do të shihni gjithashtu dy komanda të tjera në meny: View dhe Copy. Kur ju zgjidhni View, ju do të shihni një nënmeny që jua mundëson të kaloni mes seksioneve të CPU-së, Memorjes, Diskut dhe Ethernetit. Nëse zgjidhni komandën Copy, çdo hollësi tekstuale në ekran do të kopjohet dhe që pastaj lehtësisht mund t’i vendosni në Notepad ose në porositë në email. (PC World Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>