Harduer

Tastiera mekanike Logitech G Pro që kushton 129 dollarë

Mar 7 2017
0 Shpërndarje
Nëse jeni të marrosur pas sporteve elektronike, Logitech sapo ka debutuar një tastierë të përshtatshme për ju. Tastiera mekanike Logitech G Pro që kushton 129 dollarë

Kompania ka dizajnuar një tastierë të re mekanike të quajtur G Pro, së bashku me disa nga konkurrentët më të mëdhenj në fushën e sporteve elektronike.

Tastiera mekanike ka një kabllo që mund të hiqet, drita RBG  që mund të ndryshohen, butona (switches)  Romer-G, të cilët Logitech thotë se regjistrojnë shtypjet 25% më shpejt se sa tastierat e tjera tradicionale mekanike.

Kompania tha se tastiera G Pro do të jetë e disponueshme këtë muaj për një çmim prej 129 dollarësh, në uebsajtin e tyre dhe në shpërndarësit e tyre përreth globit. /PCWorld Albanian

Tags >

logitech
Lajmet e fundit>