Harduer

Tastiera që lahet, dhurata perfekte për miqtë tuaj të shkujdesur

Nov 28 2012
0 Shpërndarje
Tastiera që lahet, dhurata perfekte për miqtë tuaj të shkujdesur

Të gjithëve na ka ndodhur. Kemi qenë duke punuar në kompjuter dhe kemi derdhur kafe mbi tastierë, veçanërisht në ato mëngjeset e së hënave, kur sapo jemi kthyer nga fundjava.

Nëse ju ndodh shpesh, apo nëse njihni dikë që është disi i ngathët mes tastierave dhe pijeve, atëhere e keni gjetur dhuratën më të mirë për festat e fundvitit.

Ajo quhet “Logitech Washable keyboard K310” dhe është një tastierë, siç mund ta kuptoni edhe nga vetë emri, të cilën mund ta lani. Ajo është e projektuar që të pastrohet shumë lehtësisht.

Mund ta fusni edhe deri në një thellësi uji prej rreth 28 cm dhe do të vazhdojë të punojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pasi tastiera ka disa vrima në pjesën e pasme, të cilat e lejojnë të thahet.

Karakteret e saj janë të printuara me lazer dhe të mbuluara me UV, kështu që nuk do të dëmtohen pavarësisht se sa herë e pastroni apo lani.

Ju paralajmërojmë vetëm për diçka: mos e fusni për ta larë në lavastovilje. Është e ndërtuar për t’u larë vetëm me dorë. Çmimi: 39.99 $. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tastierë
Lajmet e fundit>