Lajmet

Tastiera Swype për iOS 8 shton mbështetjen për 16 gjuhë të reja dhe përdor dhe emoji

Nov 5 2014
0 Shpërndarje
Tastiera Swype për iOS 8 shton mbështetjen për 16 gjuhë të reja dhe përdor dhe emoji

swype-ios-ledeKompania Nuance së fundmi ka përditësuar tastierën e saj virtuale me mbështetje për 16 gjuhë të reja ku përfshihen hungarisht, rusisht, madje dhe hinglish, diçka midis gjuhës hindi dhe anglishtes. Në këtë mënyrë, numri i gjuhëve totale që mbështeten nga Swype ka arritur në 21.

Përveç kësaj, Swype tashmë ju sugjeron automatikisht përdoruesve emoji, duke u bazuar në fjalët që ju shkruani në mesazhin tuaj. Për shembull, nëqoftëse ju përdorni fjalët si happy apo excited, aplikacioni do t’ju sugjerojë disa smiley ‘having fun’ apo ‘party loving’.

Gjithashtu ju do të keni akses në të gjithë temat në pajisjet iPad dhe mund ta ndërroni tastierën në QWERTZ ose AZERTY nëqoftëse dëshironi. Dhe të gjitha këto ju mund ti keni nëse përditësoni në versionin e ri i cili kushton vetëm 1$ në iTunes. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tastierë
Lajmet e fundit>