Harduer

TCL prezanton gjeneratën e re të telefonëve BlackBerry në CES 2017

Dec 23 2016
0 Shpërndarje
TCL prezanton gjeneratën e re të telefonëve BlackBerry në CES 2017

gsmarena_002Pak ditë më parë mësuam se BlackBerry ka licensuar prodhimin e telefonëve me markën BlackBerry tek një kompani kineze. Në të vërtetë, DTEK50 dhe DTEK60, janë dy frytet e para të këtij bashkëpunimi pas të cilave fshihet prodhuesi kinez TCL.

Ndërsa prodhuesi kanadez ka premtuar një telefon të fundit prodhuar nga vetëm BlackBerry, TCL nuk dëshiron të humbasë kohë ku tha ditën e sotme se do të prezantojë një telefon të pazakontë në shfaqen CES 2017 e cila hap siparin më 5 Janar.

Ky informacion erdhi në formën e një njoftimi për shtyp nga TCL: “Do të zbulojmë më shumë rreth planeve tona në CES duke prezantuar trashëgiminë e markës BlackBerry në botën e telefonëve inteligjentë dhe ofruar njëkohësisht një panoramë të telefonëve të ardhshëm BlackBerry si pjesë e portofolit të produkteve tona,” tha Presidenti i TCL Communication, Steve Cistulli.

BlackBerry, kompani e cila u dorëzua përballë konkurrencës së ashpër nga Apple dhe Google Android, vendosi të hapte dyert për këtë të fundit vitin e kaluar me telefonin Priv.

Megjithatë edhe ky telefon qëndroi larg pritshmërive të BlackBerry duke i hapur rrugë DTEK50 dhe DTEK60 si modelet e para ndërtuar nga një palë e tretë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>