Harduer

TCL sfidon Apple dhe Samsung me telefonin e ri BlackBerry “Mercury”

Jan 4 2017
0 Shpërndarje
TCL sfidon Apple dhe Samsung me telefonin e ri BlackBerry “Mercury”

170104-blackberry-2-100701918-largeTCL ka plane të mëdha me telefonët BlackBerry, pavarësisht se është një markë e cila është braktisur nga të gjithë.

Kompania kineze e elektronikës kohës e fundit mori të drejtën e prodhimit të telefonëve nën markën BlackBerry të cilët do të kenë shërbimet dhe sigurinë e kompanisë kanadeze.

Sot, në CES 2017, kompania zbuloi frytin e parë të kësaj marrëveshjeje. Një telefon i cili karakterizohet nga një tastierë fizike e cila i përket dekadës së kaluar kombinuar me popullaritetin e sistemit operativ Android.

blackberry-mercury-pre-production-26_0  blackberry-mercury-pre-production-17_0  blackberry-mercury-pre-production-10_0
blackberry-mercury-pre-production-7_0  blackberry-mercury-pre-production-1  blackberry-mercury-pre-production-2

TCL shpreson se ky kombinim do të ndryshojë kursin e rënies së telefonëve BlackBerry për tu rikthyer rritjes në 2018-tën.

“Do të krijojmë një portofol produktesh të afta të sfidojnë Apple dhe Samsung në sektorin e sipërmarrjeve,” tha Steve Cistulli, President dhe Menaxher i Përgjithshëm i TCL për Amerikën e Veriut.

Kompania do të përqendrohet kryesisht në sektorët bankarë dhe mjekësore, qeveritë Amerikane dhe Kanadeze. Më shumë detaje të telefonit pritet të vinë në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë gjatë muajit Mars. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>