Biznes

Të ardhurat e Uber ishin 6.5 miliard dollar në 2016-ën

Apr 16 2017
0 Shpërndarje
Si një kompani private, sot me vlerë prej 68 miliard dollarësh, Uber nuk raporton publikisht rezulatet financiare. Informacioni për të ardhurat e vitit të kaluar erdhi pas një interviste me Bloomberg. Të ardhurat e Uber ishin 6.5 miliard dollar në 2016-ën Photo Source: Reuters

Uber gjeneroi 6.5 miliard dollar të ardhura vitin e kaluar ndërsa prenotimet kaluan shifrën e 20 miliard dollarëve u shpreh kompania ditën e Premte.

Si një kompani private, sot me vlerë prej 68 miliard dollarësh, Uber nuk raporton publikisht rezulatet financiare. Informacioni për të ardhurat e vitit të kaluar erdhi pas një interviste me Bloomberg.

Sipas kompanisë të ardhurat ishin në një linjë me pritshmëritë e kompanisë. Për tre mujorin e fundit të 2016-ës, pronotimet e taksive u rritën më 28%, ndërsa humbjet arritën në 991 milion dollar.

Muajt e fundit Uber është goditur rëndë nga akuzat për ngacime seksuale dhe videove të publikuara ku shfaqej ekzekutiv në një argumentim të ashpër me një taksist.

Kompania gjithashtu në kërkim të një shefi operativ për të riparuar imazhin dhe përmirësuar kulturën korporative. /PCWorld Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>