Biznes

Të ardhurat e Alibaba u rriten me 54% në tre mujorin e fundit të 2016-ës

Jan 24 2017
0 Shpërndarje
Grupi Ali Baba bëri të ditur ditën e Marte se të ardhurat e tre mujorit të tretë të vitit janë rritur me 54% duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve. Të ardhurat e Alibaba u rriten me 54% në tre mujorin e fundit të 2016-ës Photo Source: Reuters

Kompania gjithashtu shpreson se 2017-ta do të jetë një vit kur të ardhurat mund të rriten nga 48 deri në 54% nga krahasuar me 2016.

Të qënurit një prej liderave global në tregtinë online nuk e ka penguar Alibaba-n të kërkojë forma të tjera të gjenerimit të të ardhurave dhe kompani tashmë ka filluar të adresojë shërbimet cloud, inteligjencën artificiale dhe një sërë projektesh logjistike.

Muaj e fundit vetë shefi ekzekutiv Jack Ma është përpjekur të zbusë rolin e Alibaba si një kompani e tregtisë online një një kompani të dhënash.

Megjithatë të ardhurat nga tregtia përbëjnë 87% të të ardhurave totale. Vitin e kaluar kjo shifër ishte në kuotën e 92%. Për periudhën Tetor-Dhjetor, Alibaba kishte 7.76 miliard dollar të ardhura.

Sakaq të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i shërbimeve dixhitale dhe cloud u rritën me 243% dhe 115% respektivisht. Gjatë Dhjetorit shefi ekzekutiv i kompanisë u takua me Presidentin e zgjedhur tashmë në detyrë Donald Trump me premtimin e zgjerimit të biznesit në Amerikë. (PCWorld Albanian)

Tags >

alibaba
Lajmet e fundit>