Analiza

Të ardhurat e Fitbit larg pritshmërive, pritet largimi i 110 punonjësve

Jan 30 2017
0 Shpërndarje
Fitbit njoftoi shkurtimin e 110 vendeve të punës, ose 6% të fuqisë punëtore, si kundërpërgjigje ndaj rezultateve financiare larg pritshmërive të analistëve. Të ardhurat e Fitbit larg pritshmërive, pritet largimi i 110 punonjësve Photo Source: Reuters

Kompania e veshjeve elektronike tha se kishte shitur 6.5 milion paisje në tremujorin e fundit të 2016 me të ardhura 580 milion dollar. Analistët prisnin që të ardhurat e kompanisë të ishin në shifrat e 736 milion dollarëve nga 750 milion që ishin tre mujorin e tretë të vitit.

Përgjatë 2016, Fitbit ka patur një rritje me 17%, më pak sesa 26% që pritej nga analistët. Aksionet e kompanisë u zhvlerësuan me 13% në 6.25 dollar.

Fitbit ka hasur vështirësi në ruajtjen e popullaritetit të orëve inteligjente të cilat ishin në rrugën e duhur drejt suksesit. Në të njëjtën kohë ata u përballem me konkurrencë të ashpër nga Apple dhe modelet e lira që vinin nga Kina.

Përsa i përket 2017-ës, kompania e shikon vetvehten me të ardhura mes 1,5 miliard dhe 1,7 miliard dollar. Fitbit bëri të ditur se është duke ristrukturuar kompaninë dhe biznesin për të krijuar një model më efikas operimi. (PCWorld Albanian)

Tags >

Fitbit
Lajmet e fundit>