Biznes

Të ardhurat e Google Alphabet shënojnë tjetër rritje, fitimi goditet nga taksat e larta

Jan 27 2017
0 Shpërndarje
Kompania partnere e Google, Alphabet publikoi raportin financiar të tre mujorit të katërt të vitit dhe rezultatet janë poshtë pritshmërive të analistëve. Të ardhurat e Google Alphabet shënojnë tjetër rritje, fitimi goditet nga taksat e larta Photo Source: European Pressphoto Agency

Ndërsa reklamimi ngelet një prej pikave më të forta me rritje prej 17.4% në 22.4 miliard dollar, humbja e pritshmërive erdhi si rezultat i përpjekjeve të kompanisë për tu zgjeruar në sektorët e harduerit, shitjes së aplikacioneve dhe biznesit cloud.

Të ardhurat e gjeneruara nga këto sektorë kur përfshihen edhe telefonët Pixel ishin 3.4 miliard dollar, një rritje me 62%. Këto rezultate u pritën me skepticizëm nga Wall Street i cili bëri që aksionet e kompanisë të zhvlerësoheshin me 2.2% në 838 dollar.

Sipas Google, kompania u përball me taksa më të larta tre mujorin e fundit deri në 22% të të ardhurave nga 19% që kishte qenë gjatë gjithë vitit. Fitimi i kompanisë ishte në shifrat e 5.33 miliard dollarëve nga 4.92 miliard dollar që ishte një vit më parë. Në terësi të ardhurat u rritën më 22% në 26.06 miliard dollar.

Gjatë tre mujorit Google prezantoi telefonët e parë të kompanisë me markën e re Pixel. Gjigandi i motorit të kërkimit nuk dha detaje rreth shitjes së telefonëve por i përfshiu në kategorinë e “të ardhurave të tjera.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>