Biznes

Të ardhurat e Google rriten për 11 për qind

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Të ardhurat e Google rriten për 11 për qind

Google gjatë ditës së enjte deklaroi se përfitimet e veta u rritën për 11 për qind për çerekun e dytë të vitit, duke tejkaluar kështu pritjet e Wall Street.

Për periudhën kohore e cila mbaroi më 30 qershor, Google raportoi të ardhura neto prej 2.79 miliardë dollarësh, ose 8.42 dollarë për aksion, në krahasim me të ardhurat prej 2.51 miliardë dollarësh, ose 7.68 dollarë për aksion, për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Fitimet në një bazë të rregulluar vijnë prej 3.35 miliardë dollarësh, ose 10.12 dollarë për aksion, për periudhën e fundit. Përfitimet neto – duke përjashtuar kontributin nga Motorola Mobility – arritën në 8.36 miliardë dollarë.

Sipas parashikimit të Thomson Reuters, analistët prisnin që fitimet të ishin 10.04 dollarë për aksion, në të ardhurat kryesore prej 8.41 miliardë dollarësh. (PCWorld Albanian) 

Lajmet e fundit>