Biznes

Të ardhurat e Tesla dyfishohen por rriten edhe humbjet

Aug 3 2017
0 Shpërndarje
Tesla, e cila ka një divizion të energjisë diellore, tha se 2.3 miliard dollar të ardhura erdhën nga industria e automobilave. Të ardhurat e Tesla dyfishohen por rriten edhe humbjet Photo Source: Getty Images

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla tha se të ardhurat e saj janë dyfishuar por edhe humbjet janë rritur.

Kompania raportoi 2.8 miliard dollar të ardhura për tre mujorin i cili është mbyllur më 30 Qershor, një rritje me 1.3 miliard dollar krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Humbjet u rritën në 336 milion dollar, krahasuar me 293 milion dollar vitin e kaluar. Por investitorët janë të ikurajuar nga perspektiva e kompanisë dhe si rezultat aksionet u rritën me 8%.

Tesla, e cila ka një divizion të energjisë diellore, tha se 2.3 miliard dollar të ardhura erdhën nga industria e automobilave.

Por kostot e kompanisë në kërkim, zhvillim dhe shitje kontribuar në rritjen me 15% të humbjeve. Tesla gjithashtu po përgatitet të rrisë prodhimin e makinave.

Kompania u tha aksionerëve se pret që të ardhura të rriten ndjeshëm gjysmën e dytë të vitit. Në gjysmën e parë të 2017-ës kompania shiti 47,000 makina Model S dhe Model X, një rritje me 50%.

Gjithashtu çdo ditë Tesla merr 1,800 porosi për Model 3. Kompania shpreson të prodhojë 5,000 makina në javë në fund të 2017-ës. /PCWorld Albanian

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>