Analiza

Të ardhurat globale të pay TV-së arrijnë 184 miliardë $ në 2012-n

Jul 9 2013
0 Shpërndarje
Të ardhurat globale të pay TV-së arrijnë 184 miliardë $ në 2012-n

Numri i banesave pay TV (analogE dhe numerike) arriti në 772 milionë në vitin 2012, nga 585 milionë në 2008, sipas të dhënave të fundit të Digital TV Research, “Digital TV World Databook”.

Azia e Paqësorit u rrit me 126 milionë, ose dy-të-tretat e rritjes globale, duke arritur në total 433 milionë. Amerika e Veriut (112 milionë) ishte rajoni i dytë me rritjen më të madhe, ndonëse u rrit vetëm me 4 milion. Të ardhurat e Pay TV-së arritën 184 miliardë dollarë në vitin 2012, ose 28.5% më tepër se 143 miliardë dollarë në 2008.

TV kabllor (analog dhe numerik i kombinuar) gjeneroi të ardhurat më të larta sipas platformave, me 87 miliardë $ në 2012. Megjithatë, të ardhurat e shërbimeve kabllore ishin pothuajse të njëtrajtshme, ku pritet që DTH-ja ta kalojë së shpejti shërbimin kabllor. Të ardhurat e IPTV-së arritën 12.0 miliardë $ në 2012, ose 2.8 miliardë $ më të larta se në 2008. Amerika e Veriut gjeneroi pothuajse gjysmën e të ardhurave globale të Pay TV-së.

Rreth 404 milionë banesa numerike i’u shtuan botës ndërmjet viteve 2008 dhe 2012. Kjo e solli numrin e banesave me TV numerik për 97 vendet e pasqyruara në studimin “Digital TV World Databook” në 786 milionë.

Penetrimi i TV-së numerik në banesat me pajisje TV u rrit me 28.6% në fund të vitit 2008 dhe 54.7% në fund të vitit 2012. Megjithatë, kishte ende 652 milionë banesa me TV analog nga fundi i vitit 2012, nga 956 milionë që ishte kjo vlerë në fund të vitit 2008.

Kishte ende 411 milionë banesa me TV analog tokësor (ose rreth 56 milionë më pak sipas të dhënave year-on-year) dhe 242 milion banesa me shërbim kabllor (33 milionë më pak) në fund të vitit 2012. I publikuar në Qershor 2013 raporti “Digital TV World Databook” nga Digital TV Research është 380 faqe. (PCWorld Albanian)

digital-tv

Tags >

TV
Lajmet e fundit>