Biznes

Të ardhurat nga reklamat në Internet arrijnë në nivel historik

Dec 28 2012
0 Shpërndarje
Të ardhurat nga reklamat në Internet arrijnë në nivel historik

Marketing Të ardhurat nga reklamat në Internet arrijnë një nivel historik për tremujorin e tretë të vitit 2012, me pothuajse 9.26 miliardë dollarë, duke u rritur 18 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo shifër është zbuluar sipas të dhënave të fundit të një raporti të IAB (Internet Advertising Revenue).

Këto shifra tregojnë një rritje me 18 për qind, krahasuar me 7.8 miliardë dollarë të ardhurave nga reklamat në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Por edhe brenda vitit është konstatuar një rritje me 6 për qind, pasi në tremujorin e dytë të vitit 2012 kjo shifër ishte 8.72 miliardë dollarë.

“Këto shifra janë historike, po ashtu edhe rezultatet që janë marrë nga marketingu on line”- u shpreh CEO i IAB (Internet Advertising Revenue) Randall Rothenberg.

“Është një medium shumë efektiv për të bashkëvepruar dhe angazhuar konsumatorët, të cilët nuk janë më pasiv, por janë pjesëmarrës aktivë në mediat bashkëkohore online, përmes mediave sociale”. Anketa përfshin të dhëna në lidhje me të ardhurat e reklamimit online nga faqet e internetit dhe shërbimet tregtare online.

Raporti i plotë lëshohet dy herë në vit. Në grafikun e mëposhtëm janë paraqitur shifrat për të ardhurat tremujore që nga viti 1999. (PCWorld Albanian)

Reklama intografik

Tags >

reklama
Lajmet e fundit>